ASG: "Nuk terhiqemi per termocentralin"
Kompania "ASG Power SA" mbetet e vendosur dhe krejtesisht e angazhuar per realizimin e plote te projektit te saj kompleks ne Shqiperi, me kosto te pergjithshme prej 2,65 miliarde dollaresh. Perfaqesuesi i kesaj kompanie, Alban Bala, eshte shprehur dje per mediat, se ky projekt perfshin ndertimin e nje stacioni te rigazifikimit prej 10 miliardesh m3, nje TEC me 1,200 MW fuqi te instaluar, nje linje interkonjeksioni nendetare te rrymes se vazhduar me Italine, nje gazsjelles nendetar me Italine, dy linja te brendshme te tensionit te larte qe lidhin TEC-in me Kasharin dhe Elbasanin, nje nenstacion te ri si dhe lidhjen 220 KV me nenstacionin e Fierit. Sipas tij, aktualisht "ASG Power SA" po zhvillon ne Itali praktiken e marrjes se lejeve te linjes se interkonjeksionit nendetar Seman - Foggia, me rryme te vazhduar, ndersa ne Shqiperi po perkufizon elementet e fundit te infrastruktures detare te nderlidhur me stacionin e rigazifikimit. "ASG Power SA", - tha Bala, - shpreh mirenjohjen per mbeshtetjen qe ka gjetur tek publiku shqiptar dhe vecanerisht ne popullaten e Fierit, per realizimin sa me pare te nje projekti qe do ta shnderroje Shqiperine ne nje nyje energjetike rajonale". Sipas tij, "ASG Power SA" vazhdon projektin pa probleme, pa dilema dhe me te njejten vendosmeri si ne diten e pare. "ASG Power SA", - tha Bala, - nuk ka probleme financiare, as ka pasur, as do te kete, sepse ajo perfaqeson ne kete sipermarrje nje grup te rendesishem partneresh strategjike, qe shume shpejt do te jene boterisht te njohur dhe qe per arsye tregtare, si ne cdo praktike te financimit te paster privat, nuk duan te luhatin pozitat e tyre ne tregjet ku veprojne, sidomos ne ato financiare.