"Petrolifera" do te demtoj detin deri ne Kroaci
Joniana Xhaferi
VLORE - Udhetojne prej Kroacise, mbajne mbi supe titujt "Doktore shkencash per ambientin" dhe kane ardhur si nje mbeshtetje e forte per Aleancen per Mbrojtjen e Gjirit te Vlores. Dr. prof. Adam Benovic, dr. prof. Davor Lusic dhe specialisti i ambientit, njekohesisht doktor shkencash, Vieran Pirsic, prej dy ditesh jane pjese e protestes kunder ndertimit te "Petroliferes" dhe TEC-it ne gjirin e Vlores. Sipas tyre, kjo problematike nuk eshte e re per ta, sepse edhe ne shtetin e tyre ka pasur nje histori te ngjashme, madje tre kroatet pohojne se kjo ndoshta eshte arsyeja e solidarizimit te tyre me ceshtjen e shumeperfolur. "Ne detin Adriatik, i cili pervec Vlores lag edhe brigjet e Kroacise, nuk mund te ndertohen vepra te tilla, me baze nafte, pasi ne te kundert do te ndotej jo vetem Vlora, por edhe gjithe bregu i Adriatikut deri ne Kroaci", thane profesoret kroate, qe u ofruan vullnetarisht per te dhene mendimet dhe konsulencen e tyre ndaj aleancisteve. Ato deklaruan se japin gjithe mbeshtetjen e mundshme, se bashku me shoqatat qe ata bashkepunojne, qe nga Gjermania, Kroacia e me gjere, se fundmi edhe ne Shqiperi, qe veprat e "Petroliferes" dhe TEC-it, te demshme per ambientin. Benocic, Lusic dhe Pirsic shprehen mendimin se keto ndertime nuk duhet te demtojne detin e mrekullueshem te Shqiperise, por duhet te ndertohen diku gjetke, ku nuk do te shkaktojne shume efekte anesore. Pasi pane detin Jon dhe ate Adriatik, ambientalistet kroate mbeten te impresionuar nga bukuria natyrore e plazheve te Vlores, dhe u shprehen se edhe Kroacia ka dete dhe gjire te bukur, por ne Vlora duket se nuk eshte vene dore ndaj natyres se bukur. "Eshte nje krim ekologjik, ne qofte se do te ndertohen keto dy vepra ne kete gji te mrekullueshem, ku perkarshi ndodhet edhe gadishulli i Karaburunit, qe sipas te dhenave qe moren, mesuam se eshte i pashkelur akoma nga kemba e njeriut, pra perfundimisht ne do te jemi ne mbeshtetje te AMGJ-se deri ne zgjidhjen perfundimtare", sqaruan tre ambientalistet ne fjalen e tyre me kete rast.