ASHAM nuk zgjedh asnjë akademik shqiptarë
Shkup-Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM) ka zgjedhur sot 24 anëtarë të rregullt dhe të jashtëm, prej të cilëve nuk ka figuruar asnjë kandidat shqiptarë. Për anëtarë të rregullt janë zgjedhur prof.dr Vitmor Mitevski, prof.dr Vera Bitrakova-Grozdanova, prof.dr. Goce Petrevski, prof.dr Leonid Grçev dhe të tjerë. Ndërsa si anëtarë të jashtëm janë zgjedhur prof. Predrag Matvejeviç, akademik Oleksej Semjonviç, akad. Robert Badenter, prof.dr Sllobodan Peroviç dhe emra të tjerë të akademikëve të huaj.
ASHAM njoftoi se ishin bërë 32 propozime për zgjedhjen e anëtarëve të rregullt dhe 15 propozime për anëtarë të jashtëm. Deri tani vetëm dy personalitete të jetës shkencore dhe letrare shqiptare janë anëtarë të ASHAM. (ina)