E Diel, 1 Nëntor 2026

Hyseni lobim në Nju Jork, paralajmërohen njohje të reja

Nju Jork - Nё ditën e dytë të qëndrimit të tij në Nju- Jork, Ministri i Punёve tё Jashtme tё Republikёs sё Kosovёs, Skënder Hyseni ka vazhduar serinë e takimeve me pёrfaqёsues tё pёrhershёm tё akredituar pranë Organizatёs sё Kombeve tё Bashkuara, prej të cilëve ka kërkuar që vendet e tyre ta ndërmarrin hapin e njohjes së pavarësisë së Kosovës. Në vazhdën e këtij aktiviteti lotues, Ministri Hyseni ka takuar dhe pёrfaqёsuesin e pёrhershёm tё Omanit, Ambasadorin Fuad Al-Hinai, i cili i ka vlerёsuar si “jashtёzakonisht impresive hapat qё janё ndёrmarrё nё krijimin e institucioneve moderne nё Kosovё”.

Ambasadori Al- Hinai gjatë takimit po ashtu ka theksuar se, “ёshtё çёshtje kohe pёrpara se Kosova tё njihet nga shumica e vendeve”. Ministri Hyseni ka pasur një takim të frytshëm edhe me pёrfaqёsuesin e pёrhershёm tё Irakut nё Kombet e Bashkuara, Ambasadorin Hamid Al Bayati. Gjatë këtij takimi, Ministri Hyseni e ka njohur bashkëbiseduesin me zhvillimet mё tё fundit dhe tё arriturat nё Republikën e Kosovёs. Ministri Hyseni, gjithashtu, ka falёnderuar ambasadorin irakian pёr votimin e rezolutёs sё Organizatёs sё Konferencёs Islamike pёr Kosovёn. Nga ana e tij, Ambasadori Al Bayati ёshtё shprehur se “Kosova meriton tё jetё shtet i njohur nga shtetet tjera”, dhe ka theksuar se vendimi pёr njohje do tё merret nё kohёn e duhur.

Hyseni ka takuar dhe pёrfaqёsuesin e pёrhershёm tё Armenisё nё Kombet e Bashkuara, Ambasadorin Armen Martirosyan. Nga ana e tij, Ambasadori falёnderoi Ministrin Hyseni pёr njoftimet pёr zhvillimet nё Kosovё, dhe premtoi se kёrkesёn pёr njohje do t’ja pёrcjellё Qeverisё sё tij. Gjithashtu, Ambasadori Martirosyan ёshtё shprehur i “kёnaqur qё paqja ёshtё vendosur nё rajon, pasi Kosova ёshtё pjesё e Evropёs”.

Nё takimin me pёrfaqёsuesin e pёrhershёm tё Kuvajtit nё Kombet e Bashkuara, Ambasadorin Abdullah Ahmed Mohamed Al-Murad, Ministri Hyseni ka folur pёr ndёrtimin e institucioneve, pёr pёrparimin e pёrgjithshёm qё ka arritur Kosova dhe pёr veçantitё e rastit tё Kosovёs. Ambasadori i Kuvajtit ka theksuar se i takon popullit tё Kosovёs tё vendosё çfarё lloj sistemi tё ketё dhe se e kupton vullnetin e popullit tё Kosovёs pёr shtet tё pavarur. Ambasadori ka rikujtuar njё takim shumё miqёsor dhe konstruktiv qё Ministri Hyseni ka pasur me Ministrin e Jashtёm tё Kuvajtit gjatё sesionit plenar tё Asamblesё sё Pёrgjithshme tё OKB-sё vjeshtёn e shkuar.

Ministri Hyseni është takuar gjithashtu edhe me pёrfaqёsuesin e pёrhershёm tё Botswanёs nё Kombet e Bashkuara, Ambasadorin Charles Thembani Ntwaagae. Ambasadori i Botswanёs ka vlerёsuar pёrparimin qё ka arritur Kosova dhe rёndёsinё e madhe qё ka anёtarёsimi nё organizata ndёrkombёtare, siç ёshtё anёtarёsimi nё Fondin Monetar Ndёrkombёtar.

Një tjetër takim, ministri Hyseni ka zhvilluar edhe me përfaqësues të përhershëm të akredituar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, siç ishte rasti, me Ambasadorin Antonio Pedro Monteiro Lima nga Cape Verde-s. Ambasadori Monteiro Lima ka theksuar se Cape Verde ёshtё duke e shqyrtuar situatёn me shumё kujdes dhe se Cape Verde do tё pёrgjigjet nё kёrkesёn pёr njohje shumё shpejt. Ai ka thёnё se vendimi pёr njohje ёshtё vetёm “çёshtje kohe” dhe se “Cape Verde e njeh shumё mirё çmimin e lirisё”.

Ashtu sikurse edhe në të gjitha takimet paraardhëse, nё takimin me pёrfaqёsuesin e pёrhershёm tё Tongas nё Kombet e Bashkuara, Ambasadorin Sonatane Taumoepeau-Tupou, Ministri Hyseni ka ripёrsёritur kёrkesёn pёr njohjen sa mё parё tё Republikёs sё Kosovёs nga ky vend. Ambasadori ka siguruar ministrin Hyseni, se do t’ia pёrcjellё kёrkesёn pёr njohje Qeverisё sё tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›