E Diel, 1 Nëntor 2026

Marrëveshja e Ohrit, Ahmeti takim me Solanën

Bruksel-Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, ka zhvilluar takim me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian, Havier Solana, ku ka kërkuar zbatimin e marrëveshjes së Ohrit. Gjatë takimit, Ahmeti ka nënvizuar nevojën e implementimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit, që është siç është theksuar në takim një nga kushtet për integrimin e mëtejshëm të Maqedonisë në NATO dhe Bashkinin Evropian.

Gjithashtu, kreu i BDI-së, ka zhvilluar një takim me komisionerin evropian për zgjerim, Oli Ren, me të cilin ka diskutuar për procesin e integrimit të Maqedonisë në unionin evropian si dhe për procesin e liberalizimit të vizave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›