E Diel, 1 Nëntor 2026

ASHR, klinikat dentare private ushtrojnë aktivitetin pa licencë

Inspektorët e Autoritetit Shëndetësor Rajonal të Tiranës kanë ndërmarrë një sërë kontrollesh në klinikat private dentare, për sa i përket licencimit dhe rilicencimit të ushtrimit të aktivitetit të tyre. Drejtori i ASHR-së, Mhill Gecaj, pohoi se që prej muajit dhjetor 2008 e deri tani është kryer kontrolli i 213 kabineteve të Shërbimit Stomatologjik privat në rajonin e Tiranës për ushtrimin e aktivitetit të tyre, ndërkohë që në rast të konstatimit të shkeljeve do të merren dhe masat përkatëse. Në kuadër të reformës për decentralizimin e veprimtarisë private në fushën e shëndetësisë, Drejtoritë e Shëndetit Publik kanë kompetencat ligjore për kontrollin e plotësimit të kritereve e standardeve. Më parë, ASHR jepte vetëm lejen higjieno- sanitare të klinikave dentare private, si dhe një akt miratimi nga shërbimi stomatologjik. Krahas kësaj, ASHR vijon kontrollet mbi kushtet higjieno-sanitare të klinikave private stomatologjike, por dhe të kabineteve dentare në institucione publike, si shkolla, etj. Pas kontrolleve periodike të planifikuara të kabineteve të Shërbimit Stomatologjik Publik në shkolla dhe  në  Punkte, janë lënë detyrat përkatëse, ku janë evidentuar probleme, zbatimi i të cilave po ndiqet në vazhdimësi.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›