Të përndjekurit i kërkojnë Berishës të kandidojë dy deputetë nga radhët e saj
Qendra Shqiptare për Rehabilitimin e Traumës dhe Torturës dhe 12 protagonistët e 20 shkurtit 1991, të dekoruar më datë 20.2.2009 nga Shkëlqesia e tij Presidenti i Republikës së Shqipërisë z. Bamir Topi, për kontributin e dhënë në rrëzimin e simboleve komuniste, i ka propozuar kryeministrit Sali Berisha dy kandidaturat për deputet brenda listave të Partisë Demokratike Hajredin Fratarin, 8 vjet burg politik, dekoruar më datë 20.02.2009 nga Presidenti i Republikës me Medaljen e Artë të Mirënjohjes për kontributin e dhënë në rrëzimin e simboleve komuniste në 20 shkurt 1991.
Fratari është burgosur për motive politike dhe ka vuajtur dënimin në burgjet e Burrelit, Tiranës, Ballshit, Qafbarit. Hajredin Fratari në vitin 1956-1960 ka vazhduar Teknikumit të Ndërtimit, ndërsa në vitin 1961-1966 ka vazhduar Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit. Në vitet 1960-1961 ka punuar si Teknik ndërtimi në Berat. Në vitet 1966-1979 ka punuar si Inxhinier Ndërtimi në Pukë, Tepelenë. Në vitet 1987-1991 ka punuar si Inxhinier Ndërtimi në Tiranë. Në vitet 1991-2008 ka punuar si President i Firmës Ndërtuese Fratari Construction SH.P.K dhe P.F. Trade Tirana Sh.P.K. Në vitet 1990-1992 ka qenë anëtar i PD-së, ku ka marrë pjesë aktive në lëvizjet demokratike dhe një ndër organizatorët dhe ideatorët kryesor në rrëzimin e monumentit të diktatorit dhe të simboleve komuniste. Kandidatura tjetër është Hyget Borova , e dekoruar më datë 20.02.2009 nga Presidenti i Republikës me Medaljen e Artë Pishtar i Demokracisë për kontributin e dhënë në rrëzimin e simboleve komuniste në 20 shkurt 1991. Në vitet 1982-1986 ka vazhduar studimet në Fakultetin e Shkencave Politike Juridike, dega Filozofi. Në vitet 1986-1991 ka punuar si Pedagoge filozofie dhe sociologjie në shkollat e mesme. Në vitet 1991-1996 ka punuar si pedagoge filozofie dhe ekonomi tregu në Institutin e Fiskulturës dhe në Institutin e Lartë Bujqësor. Në vitet 1996-2008 ka qenë Presidente e Firmës Gama SHPK. Anëtare e Asamblesë së Dhomës së Tregtisë; Anëtare e Asamblesë së Unionit të Dhomave të Ballkanit; Anëtare e Fondacionit bamirës Fëmijët Shqiptarë; Kryetare e Shoqatës Për kulturë demokratike. Anëtar e Forumit të Shoqatës Gra në nevojë. Pas viteve 1990 ka qenë aktive në lëvizjet demokratike, protagoniste në rrëzimin e monumentit të diktatorit dhe të simboleve komuniste.