E Shtunë, 31 Tetor 2026

AUSTRI/ Shoferet e kamioneve bllokojne Vjenen

Rreth 2000 shofere kamionesh bllokuan dje Vjenen, ne shenje proteste per shkak te rritjes se vazhdueshme te cmimeve te larta te karburanteve, duke hyre nga anet e ndryshme ne kryeqytetin e Vjenes dhe duke e bllokuar qarkullimin. Ne te gjitha autostradat, me sakte ne hyrjet e qytetit ekziston nje kaos i vertete. "Cmimet e larta te naftes eshte pika qe e mbushi kupen", tha kryetari i sindikates se shofereve te kamioneve ne Dhomen Ekonomike te Austrise, Nikolls Glishic. Sipas tij, askund ne Evrope, transporti me kamione nuk eshte aq i shtrenjte sa ne Austri. Glishic theksoi se sipas mendimit te kamionisteve, per kete jane fajtore tatimet e larta, taksat rrugore dhe cmimi i naftes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›