Zjarr ne anijen cisterne, plagosen tre marinare
Durres - Shperthimi i nje bombole ne ambientet e kuzhines dhe menses se nje anije cisterne te karburanteve me flamur panamez, eshte bere shkak per nje drame te vertete, qe per pak sa nuk perfundoi me te vdekur. Dhjete anetaret e bordit te mjetit lundrues "Evangelos G" jane vene ne rrezik dje rreth ores 13:00, kur ne ambientet e brendshme shpertheu nje zjarr, qe la te plagosur me djegie tre prej pjesetareve, nje marinar, inxhinierin dhe teknikun. Te demtuarit u nxoren pas nderhyrjes se Guardia di Finances dhe Policise Kufitare ne Durres me mjetet lundruese, ndersa per fat te mire ne depozitat e anijes nuk ka pasur karburant, qe mund te kishte sjelle shperthimin katastrofik. Mjeti ishte nisur dje nga porti i Durresit, rreth ores 11:00, ndersa 8 milje me tej, gjate rruges per ne Vlore, eshte dhene alarmi nga kapiteni i saj, Lulzim Nuhu, i cili ka njoftuar me radio Kapitanerine.
Ne momentin e incidentit, anija cisterne ka qene e pozicionuar 8 milje ne jug te kepit te Lagjit, ne afersi te Kavajes. Zjarri eshte konstatuar ne bllokun e motoreve te anijes me flamur panamez, ne kohen qe aty kane qene kryemekaniku Alban Lika dhe mekaniku i dyte, Bujar Bejko dhe Nexhmi Vora. Pjesetaret e ekuipazhit jane munduar te shuajne zjarrin, duke pesuar djegie te renda ne pjese te ndryshme te trupit, ne perleshje me flaket. Alban Lika 40 vjec, Bujar Bejko, 52 vjec dhe Nexhmi Vora, 51 vjec, nuk kane lejuar pjesetaret e tjere te ekuipazhit qe te hyjne ne vendin ku kishte shperthyer zjarri, duke menduar se do ta shuajne vete. Ne kohen qe zjarri ka qene duke u fikur, nje vale e re flakesh ka shperthyer, duke iu shkaktuar atyre djegie ne kembe, trup dhe fytyre. Per te transportuar personat e demtuar, ne vendin e ngjarjes kane shkuar dy motovedeta te Guardia Di Finanzia dhe skafe te policise kufitare. Personat e demtuar jane sjelle ne kalaten nr. 4 te portit te Durresit, rreth ores 14:00, me nje nga skafet e policise kufitare. Aty nje staf i posacem mjekesor i priste ne kalaten e portit, ne bordin e nje autoambulance te repartit te urgjences se spitalit rajonal te Durresit.
Marinaret kane marre ndihmen e pare ne bordin e autoambulances dhe me pas jane nisur drejt repartit te djegieve ne Spitalin Ushtarak ne Tirane. Mesojme se anija "Evangelos G" ka nje ekuipazh te perbere prej 10 personash, qe te gjithe shqiptare. Ajo eshte anije 3020 tonesh dhe pas shkarkimit te karburantin ne kalaten lindore, ishte nisur dje paradite per t'u kthyer ne Vlore. Anija nuk ka pesuar deme nga zjarri, madje pas shuarjes se tij, anija eshte kthyer mbrapsht edhe nje here ne portin e Durresit per t'iu nenshtruar keqyrjes se grupit hetimor te policise se Durresit. Ne kohen qe te plagosurit kane ardhur ne portin e Durresit, mjeku i urgjences, Gazmend Demiri, ka bere te ditur: “Tre te demtuarit kane pasur demtime te shumta per shkak te djegieve dhe do te nisen menjehere drejt Tiranes per t'u trajtuar nga mjeke specialiste”. Alban Lika, me detyre inxhinier, ndodhet ne gjendje me te rende shendetesore. Nga hetimet paraprake te grupit hetimor, rezulton se zjarri ka rene ne mjediset e perbashketa te marinareve, perkatesisht ne kuzhinen dhe mensen e anijes. Sipas grupit hetimor, jane marre masa per te mos levizur asnje nga objektet ne vendngjarje, me qellim zbardhjen saktesisht te shkaqeve te zjarrit. Burime policore thane se do te merren ne pyetje edhe 7 marinaret qe nuk jane demtuar.
Ngarkesa
Anija kishte mberritur nga Greqia ne Durres me 4 korrik. Ka shkarkuar ne portin e Durresit 1226 tone benzine dhe dje ishte nisur drejt portit te Vlores. Mjeti ishte nisur rreth ores 11:00 nga porti i Durresit drejt portit te Vlores.