ITALI/Sherr me juristet, Berluskoni ndryshon ligjet
Kryeministri i Italise, Silvio Berluskoni, ia doli qe t'u shpetoje te gjitha proceseve gjyqesore. Kete ai e ka bere edhe duke ndryshuar ligjet. Para disa ditesh, qeveria e tij miratoi serish nje ligj te ri kontrovers. Ai u jep imunitet kater burrave me te larte te shtetit. Berluskoni planifikon qe procesi i ndjekjes penale te zgjatet edhe per nje vit, ne qofte se per kete veper nuk parashikohet denimi me te pakten 10 vjet heqje lirie. Pra, duhet te shtyhet edhe procesi kunder tij, per shkak te akuzave per ryshfet. Parashikohet qe te kater burrat me te larte te shtetit, te mbrohen me imunitet. E treta, qellimi eshte te veshtiresohet procesi i pergjimeve prej prokuroreve dhe te zvogelohen pagat e gjykatesve.