E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci: Beogradi te kuptoje ndryshimin

PRISHTINE - Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci, ka deklaruar perkrahjen ndaj perspektives evropiane te Serbise dhe shpresen per te punuar me drejtuesit politike demokrate te Beogradit. Deklarata vijonte me evidentimin se “pavaresia e Kosoves eshte fakt” dhe se “historia nuk kthehet prapa”. “Une e perkrah perspektiven evropiane te Serbise dhe shpresoj te punoj me lideret demokratike te Beogradit per te miren e te dy shteteve. Por, pavaresia e Kosoves eshte nje fakt dhe askush nuk mund ta ktheje historine prapa”, citohet fjala e mbajtur nga Thaci, ne Samitin "Kroacia 2008", qe u publikua dje, nga zyra e tij. “Ka mjaft ceshtje te hapura, te cilat duhet t’i zgjidhim ne se bashku”, ka thene ai, duke shtuar se Kosova eshte e pandashme, ashtu si Serbia dhe vendet e rajonit. “Duhet te jete e qarte per te gjithe se Kosova eshte e bashkuar dhe e pandashme. Ashtu eshte edhe Serbia dhe te gjitha vendet e rajonit. Cdo tentim nga jashte per ta destabilizuar ate, ose per ta ndare ne vija etnike, shkon kunder vlerave dhe parimeve evropiane”, ka thene Thaci. Njekohesisht, ai ka shprehur synimin e Kosoves per marredhenie te mira me te gjithe fqinjet e saj: Maqedonine, Shqiperine, Malin e Zi dhe Serbine, duke siguruar se “destinacioni yne eshte Evropa”.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›