Takoi shokun ne plazh, vetevritet me kallash pas zenkes me te atin
Cerrik - Vetevritet pasi takoi shokun e saj ne plazh. Xhulieta Sanxhaku, 17 vjece, me banim ne lagjen nr.3 ne Cerrik, eshte vetevrare nje nate me pare me arme zjarri,pas nje debati qe ka pasur ne familje me te atin. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 21:00. Sipas burimeve zyrtare te policise, akti ekstrem eshte ndermarre pas konfliktit qe adoleshentja ka pasur me prinderit. Te njejtat burime treguan se ate dite Xhulieta Sanxhaku ka qene ne plazh e shoqeruar me vellane e vogel. Ne Golem ka takuar nje shokun e saj, takim qe nuk i ka shpetuar syrit te vogelushit, qe ka raportuar te prinderit. Pas kesaj 17-vjecarja eshte qortuar rende nga e ema dhe i ati. E zhytur ne deshperim, ajo eshte mbyllur ne dhomen e saj. Fshehurazi ka gjetur armen e zjarrit dhe pasi eshte kycur brenda kater mureve eshte vetevrare. Prinderit kane degjuar te shtenen dhe hyren ne dhomen e vajzes. Ata e kane derguar shpejt ne urgjencen e Cerrikut, por vdekja ka qene e pakthyeshme. Me pas eshte lajmeruar policia dhe ne vendngjarje kane shkuar ekspertet dhe nje grup hetimor. Burime hetimore pohuan se rreth kesaj ngjarjeje ka nisur ceshtja penale e shkaktimit te vetevrasjes dhe e armembajtjes pa leje ndaj babait te viktimes. Vetevrasjet per shkaqe sentimentale zene vendin e pare ne Elbasan. “Vetem gjate javes qe shkoi, ne spitalin kirurgjik u paraqiten kater te reja te vetehelmuara me helme bujqesore”, behet e ditur nga policia e ketij qyteti.
Shoqerimet
Policia ka shoqeruar per ne komisariat te atin e vajzes, Zylyftar Sanxhaku dhe shokun e Xhuljetes. Pas marrjes se deklarimeve, 45-vjecari eshte lene i lire se bashku me te riun, per te kryer ritin mortor te se bijes.
F.S.
Shoqerimet
Policia ka shoqeruar per ne komisariat te atin e vajzes, Zylyftar Sanxhaku dhe shokun e Xhuljetes. Pas marrjes se deklarimeve, 45-vjecari eshte lene i lire se bashku me te riun, per te kryer ritin mortor te se bijes.
F.S.