E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza e cmimeve cenon sigurine nderkombetare

Bashkesia nderkombetare duhet te parandaloje ngritjen e cmimeve te ushqimit, me qellim qe te siguroje paqen. Kete e deklaroi, dje, Kancelarja gjermane, Angela Merkel. Ne kuadrin e Samitit te G-8-es, nga qeveria gjermane u dha alarmi: Kriza e ushqimeve ne disa vende mund t'i destabilizoje ato dhe te cenoje demokracine. Ajo mund te kthehet edhe ne nje problem per sigurine nderkombetare. Kancelarja Angela Merkel kerkon qe me kete problem te merren seriozisht te gjithe koleget e vendeve me te zhvilluara industriale: SHBA, Kanadase, Japonise, Rusise, Frances, Britanise se Madhe dhe Italise.

TRAZIRA?

Shkaku per nje paralajmerim te ketille me shkrim ne adresen e homologeve eshte ngritja teper e larte e cmimeve te ushqimit. Cmimet jane ngritur ne tre vitet e fundit me 83 per qind. Te pakten 33 vende luftojne me urine. Per shkak te mungeses se ushqimit, ne vendet me te varfra jane shenuar dhune, trazira dhe plackitje. Kryeministri i Haitit ka dhene doreheqje, per shkak te krizes me ushqime. Ekziston mundesia e krizave dhe trazirave te reja. Pas permbledhjes mbi krizen, Merkel konstatoi: “Samitit te G-8-es i paraprin nje takim me shtetet afrikane, per ngritjen e cmimit te naftes dhe para se gjithash per cmimet shume te larta te ushqimeve”. Kancelarja mendon se mjeti me efikas per luftimin e kesaj dukurie eshte investimi ne bujqesine e ketyre vendeve. “Ne do te keshillohemi se si vendet me te industrializuara mund te ndihmojne dhe forcojne bujqesine e shteteve afrikane”, deklaroi Merkel.

MASAT

Duke folur per hapat per te ndaluar galopin e cmimeve, Kancelarja tha se sheh si te domosdoshme masa si rritja e ndihmave emergjente, mundesia me e lehte qe keto vende te sigurojne ushqime dhe te perballen me thatesira, si dhe kufizimi i eksporteve, si ne Indi per shembull. Shkaku kryesor i ngritjes se cmimeve te ushqimit, eshte ngritja e cmimit te naftes, por edhe prodhimi i vajit lubrifikant prej prodhimeve ushqimore. “Cfare standardesh na duhen per prodhimin e biolubrifikanteve, me qellim qe te mos krijojme konkurrencen e prodhimeve ushqimore ne bote”, theksoi Merkel.

Ne samitin e G8-es duhet te miratohet nje pakete e masave globale per ushqimin. Kancelarja Merkel thote se qeveria gjermane ka paraqitur nje koncept per zbutjen afatshkurter te ketij problemi, por edhe per nje strategji afatgjate per ngritjen e prodhimit ne mbare boten.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›