AVA detajon listat me numrat e regjistrimit
18/05/2010 Provimet e maturës
Brenda pak ditësh maturantët do t’i nënshtrohen javës përgatitore për provimin e parë të maturës së 2010-s në lëndën e letërsisë dhe të gjuhës shqipe. Tezat e provimeve që do të plotësojnë kandidatët do të identifikohen nga numrat e veçantë të regjistrimit ose barkodet, siç njihen ndryshe. Aktualisht Agjencia e Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve ka detajuar listën përfundimtare me të gjithë numrat e regjistrimit të maturantëve, të klasifikuara sipas llojit të shkollës. Në mbyllje të kësaj jave komisionet përkatëse do t’u komunikojnë maturantëve numrin specifik që do të mbartin në të katër provimet. Secili prej maturantëve do të ketë një numër të veçantë identifikimi, i cili do të zbulohet vetëm pasi të jenë korrigjuar testet e provimeve për të bërë lidhjen e pikëve të arritura me emrin e kandidatit që është përfshirë në garën e pranimeve për në universitet. Bazuar në të dhënat e dorëzuara në lidhje me aplikimet e bëra nga maturantët e rinj dhe ata të vjetër (nëpërmjet plotësimit të formuarit A-1), Agjencia e Vlerësimit dhe Arritjeve të Nxënësve tashmë i ka pajisur të gjithë aplikuesit me një numër të caktuar regjistrimi. Lista e numrave të regjistrimit është hartuar në bazë të një rendi zbritës, sipas të dhënave të mbledhura për të gjitha shkollat. Po në bazë të kësaj liste, do të bëhet edhe grumbullimi i testeve dhe shpërndarja e tyre e mëpasshme pranë qendrave ku do të bëhet vlerësimi. Tezat e provimit si për lëndët e detyruara, ashtu dhe për ato me zgjedhje do të përmbajnë pyetje me alternativa si dhe pyetje me shtjellim dhe në bazë të përgjigjeve do të jepet vlerësimi me pikë.