Zdravko Stojmirov: Më pëlqen e pamundura, por edhe çupat e Korçës
18/05/2010 Një aktor i ri konkurron me artistë të njohur
KORÇE-Në shfaqjen e radhës, në skenën e Festivalit Ndërkombëtar të Monodramës, “Albamono-2010”, ku marrin pjesë aktorë të ardhur nga vende të ndryshme të botës, u ngjit edhe një aktor i ri, i ardhur prej Teatrit “Small Drama Teatër” të qytetit të Bitolas në Maqedoni. Ai ishte Zdravko Stojmirov, kishte vetëm një vit e gjysmë që kishte përfunduar studimet në Akademinë e Arteve në Bullgari. Sigurisht nuk kishte role të shumta në karrierën e vet, madje me monodramën e tij, “Ditari i një të çmendur” që ishte dhe roli i dytë i tij në jetën skenike u paraqit edhe në Festivalin e Monodramës në Korçë, për të konkurruar mes artistëve të njohur. Ajo çka mbeti në kujtesën e të gjithëve kishte të bënte me faktin se Stojmirov diti të jepte një performancë mjaft mbresëlënëse. Në fund të shfaqjes ai do të na thoshte: “Më pëlqen e pamundura”, por në të njëjtën kohë do të na tregonte edhe për përshtypjet e tij për Korçën, për vajzat e këtij qyteti dhe ëndrrat e tij për të ardhmen.
Përse bën fjalë monodrama juaj?
Së pari më duhet të them se ky ishte roli im i dytë në jetën time artistike. Pjesa që kam zgjedhur titullohet: “Ditari i një të çmenduri”. M’u desh të punoja mjaft me regjisorin Robert Simonovski, besoj se ia kam dalë mbanë. Monodrama bën fjalë për të pamundurën, a mundet që njeriu të arrijë atë që dëshiron. Kjo është çështja, si mund të them. Mua më pëlqen e pamundura. Gjithsesi kjo nuk varet vetëm nga njeriu, por edhe nga rrethanat. Në një sistem të çmendur edhe njeriu mund të çmendet, sepse nuk mund të mbërrijë te qëllimi që i ka vënë vetes, ndërsa në një sistem njerëzor gjithçka është e mundur. Ja, ne tashmë kemi rrëzuar të gjitha barrierat, të gjitha pengesat, po afrohemi gjithnjë e më shumë me njëri-tjetrin, jemi kaq afër. Ëndrrat tona po bëhen gjithnjë e më të mundura, por sigurisht asgjë nuk është e lehtë, sepse që të dalësh në krye kërkohen sakrifica.
Në këtë festival ka artistë tepër të njohur, nuk jua vështirëson kjo gjë pjesëmarrjen?
Sigurisht që jo. Erdha në Korçë për të marrë pjesë në këtë konkurrim, për të mësuar nga eksperiencat e aktorëve me përvojë, sepse në një festival aq më shumë ndërkombëtar të jep shumë. Kam pasur gjithnjë dëshirë të isha një ditë në Korçë. Ky qytet ka artistë me emër të mirë. Por jo vetëm për këtë, dëshiroja të njihja edhe qytetin e Korçës. Për të gjitha këto arsye, nëse mundesh të marrësh pjesë, nuk ke përse t‘i shmangesh. Ndihem i kënaqur që marr pjesë në këtë festival që tashmë në edicionin e V-të të tij ka bërë mjaft emër. Di që në këtë festival kanë marrë pjesë aktorë të mirënjohur nga të gjitha vendet e botës. Do të dëshiroja që edhe në edicionet e tjera të jem i pranishëm. E thashë edhe më lart, mua më pëlqen e pamundura. Gjithë përpjekjet e mia ishin të sillja një performancë që do të linte të kënaqur spektatorin. Shpresoj të jem pëlqyer.
Çfarë mbresash u la qyteti i Korçës?
Qyteti i Korçës është një qytet i bukur, më pëlqeu shumë. Njerëzit duken që atje tutje që janë mikpritës. Mesa di unë Korça është një qytet me tradita. Veçanërisht më pëlqyen çupat e Korçës. Në këtë qytet paska vajza të bukura. Dikush më tha këtu, se për vajzat e këtij qyteti këndohen shumë këngë. Besoj se kjo është e vërtetë. Ndoshta kjo është edhe një arsye më shumë për t’u gjendur sërish në festivalet e ardhshme. Deri atëherë, nuk mund të flas për projekte konkrete, por besoj se do të kem role të tjera edhe më të realizuara. Më duhet të bëj të pamundurën. Gjithsesi besoj se dhashë më të mirën. Tashmë e ka fjalën juria.