E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia e kreu mirë detyrën gjatë zgjedhjeve

18/05/2010 Në drejtori i ICITAP vlerëson blutë

TIRANE- “Policia e shtetit ka kryer në mënyrë të shkëlqyer detyrën e saj gjatë zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme në Shqipëri vitin e kaluar, si dhe ka dëshmuar profesionalizëm të lartë për menaxhimin me sukses të situatës aktuale duke garantuar rendin dhe sigurinë publike”. Ky vlerësim u shpreh nga zv/drejtori i përgjithshëm i ICITAP, Garret Zimmon, i cili u prit në një takim të veçantë nga ministri i Brendshëm Lulzim Basha. Ky i fundit njohu funksionarin e lartë pranë Departamentit të Drejtësisë të SHBA me arritjet më të rëndësishme të Policisë së Shtetit në luftën kundër kriminalitetit, modernizimin e sistemit të kontrollit kufitar, të sistemit të të dhënave të informacionit kriminal, përmirësimin e vazhdueshëm të kapaciteteve profesionale etj. Basha nënvizoi se sfida në vazhdim e Policisë së Shtetit është gjurmimi dhe goditja e aseteve ekonomiko-financiare të krimit të organizuar. Zimmon vlerësoi progresin e Policisë së Shtetit në të gjitha fushat si dhe garantoi mbështetje të plotë për misionin e ICITAP në Shqipëri në zbatimin e programeve të asistencës, trajnimit dhe ndihmës për policinë shqiptare.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›