E Shtunë, 31 Tetor 2026

AVA për Maturën Shtetërore: Sallat e provimeve janë gati

Sistemimi i maturantëve në ambientet ku do të jepet provimi do të bëhet nëpërmjet një liste të posaçme që do të dërgohet nga Agjencia e Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve (AVA). Burime nga kjo agjenci, bëjnë të ditur se ka përcaktuar një liste e cila do të bazohet në rendin alfabetik të nxënësve për çdo shkollë të mesme të vendit. Hyrja dhe ndarja e çdo kandidati nëpër klasa ditën e provimit do të bëhet duke ndjekur detyrimisht rendin zbritës të listës emërore të dërguar nga AVA. Sistemimi i çdo nxënësi në mjediset apo sallat e provimit  do të bëhet një nga një, sipas rendit të hyrjes së tyre, teksa është e ndaluar kategorikisht që të bëhet ndërrimi i vendeve ndryshe nga ai i vulosur në listën e dërguar nga institucioni përkatës. Ashtu siç është vepruar dhe në rregulloren e vitit të shkuar, kandidatët për studentë që do të përfshihen në provimet e Maturës, qofshin këto të detyruara po me zgjedhje në ditën e provimit duhet të kenë një mjet identifikimi. Për mbarëvajtjen e zhvillimit të provimeve të Maturës AVA ka hartuar edhe listën me kodet identifikuese për të gjithë kandidatët që këtë vit do të aplikojnë për ndjekjen e studimeve të larta në universitetet publike të vendit. Te dhënat e AVA-s tregojnë se këtë vit janë rreth 47 mijë maturantë që kanë aplikuar për provimet e Maturës. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›