U zhvillua sot seanca për Gërdecin: Gjykata hedh poshtë kërkesën e prokurorëve për përjashtimin e 3 gjyqtarëve, për konflikt interesi
Gjykata e Lartë ka hedhur poshtë para pak momentesh, kërkesën e prokurorëve të çështjes së Gërdecit, për përjashtimin e tre gjyqtarëve. Grupi i mbledhur me në krye Shpresa Beçajn, ka hedhur poshtë kërkesën e prokurove. Ata patën kërkuar përjashtimin e tre gjyqtarëve, si të përfshirë në konflikt interesi në rastin e çështjes.
Gërdeci, prokurorët: Të përjashtohen 3 gjyqtarë
Prokuroria ka kërkuar përjashtimin e tre gjyqtareve nga procesi, përkatësisht Besnik Ymeri, Bala dhe Sinoimeri. Sipas prokuroreve, gjyqtari Besnik Ymeri është në konflikt interesi, pasi është mik me një prej avokateve. Gjykata e Larte po shqyrton kërkesën e prokuroreve dhe do te dale me nje vendim pas disa minutash.
Në seancën e sotme, nuk është i pranishëm ish-ministri Fatmir Mediu, i cili përfaqësohen nga avokati mbrojtës Ardian Visha. Në këtë seancë, është i pranishëm Sokol Gjeci, njëri prej të arrestuarve, ish-punëtor i MEICO-s.
Për këtë çështje, janë të arrestuar tre persona. Mihal Delijorgji, ish-drejtori i kompanisë së demontimit të armëve në Gërdeci, Sokol Gjeci dhe pronari i MEICO-s, Ylli Pinari. Ndërkohë, që nën akuzë janë 29 persona, duke përfshirë këtu edhe zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes. Pak ditë më parë, kolegji penal i Gjykatës së Lartë e shtyu seancën për këtë çështje, pasi nuk ishin të pranishëm në sallë të akuzuarit.
...