E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet në Lezhë një minorene, kanosi dhe qëlloi me armë një 18-vjeçar

Një adoleshente 17-vjeçare është shoqëruar sot në mesditë në komisariatin e Policisë së Lezhës për veprën penale të kanosjes. Burime zyrtare të Policisë së Lezhës thanë se shtetasja me iniciale A.J, rreth 17 vjeç, banuese në fshatin Shënkollë të Lezhës, në shoqërinë e katër shtetasve të tjerë ka shkuar në lokalin e shtetasit A. L, i cili ndodhet në fshatin Tale 2, të Lezhës ku pasi ka kanosur  për motive të dobta djalin K. L, rreth 18 vjeç, banues në këtë fshat me një armë zjarri, tip pistoletë, ka qëlluar në drejtim të tij. Sipas Policisë, shërbimet e policisë kriminale dhe të Rendit arrestuan për veprën penale të kanosjes, adoleshenten A.J dhe  e shoqëruan në Komisariat, në Lezhë. Në vendngjarje u gjet dhe u sekuestrua një armë tip pistoletë e llojit Zastava si dhe disa gëzhoja. Njëkohësisht grupi hetimor po kryen veprimet proceduriale dhe po bën të mundur sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›