E Shtunë, 31 Tetor 2026

AVB: U dhamë shuplaka kritikëve

Trajneri i Chelseat, Andre Villas-Boas, ka thënë se skuadra e tij bëri që kritikët të heshtin me fitoren 3-0 përballë Valencias, me të cilën edhe siguruan kualifikimin në fazën e eliminimit direkt nga pozita e parë në grup.

Blutë janë kritikuar shumë këtë edicion për shkak të pozitës jo të mirë në Premier Ligë, si edhe për shkak të rrezikimit për moskualifikim në fazat e mëtejshme të Ligës së Kampionëve, ndërsa trajneri nuk ka mundur ta mbajë entuziazmin pas fitores së të martës mbrëma.
 

“Jemi përmirësuar shumë. Ka pasur shumë kritika për lojtarët tanë dhe unë mendoj se ata u dhanë të gjithëve nga një shuplakë ne fytyrë”.
 

“Nuk ka rëndësi se çfarë thonë për mua, është me rëndësi që Chelsea të zërë vendin e parë në grup dhe arrin të menaxhojë objektivat që duam t`i arrijmë”, u shpreh portugezi për Sky Sports pas ndeshjes.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›