E Shtunë, 31 Tetor 2026

Del Piero le spitalin pas demtimit

Juvenstusi ditën e dielë ishte mes dhimbjes dhe gëzimit. Bardhezinjtë u lumturuan për fitoren 2-0 ndaj Çezenës, fal dy golave të Markizios dhe Vidal. Ndërkohë që në minutën e 64, Aleks Del Piero, i aktivizuar pak minuta më parë me Vuçiniç, ka pësuar një dëmtim serioz pas një dueli me Marko Rosin. I gjakosur në fytyrë sulmuesi i Juventusit ka marrë menjëherë ndihmën e stafit mjekësor.

Më pas, në ambientet e brendshme të stadiumit janë nevojitur 8-të të qepura në fytyrë, për të kaluar problemin. Në përfundim të ndihmës së parë, “Pinturikio” është dërguar menjëhërë drejtë Spitalit të Torinos, ku ka kaluar natën e së dielës për siguri. “Futbollisti nuk ka humbur në asnjë moment ndjenjat. Plaga është mbyllur direkt në stadium me 8-të qepura,”- shpjegohet në një deklaratë zyrtare të stafit juventinë. Ndërkohë që në mëngjësin e së hënës, Aleks është larguar pa probleme nga spitali.

Janë bërë të gjitha vizitat mjekësore të nevojitshme për të siguruar gjendjen e pacientit, i cili tashmë nuk ka asnjë shqetësim, veç shenjës në fytyrë nga ndërhyrja e doktorëve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›