Chelsea, Marseille e Zenit, ecin përpara

Chelsea, Marseille dhe Zeniti, janë tri skuadrat tjera që e kanë siguruar kualifikimin në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve, pas fitoreve të arritura në përballjet përkatëse, sonte.
Londinezët, falë fitores bindëse ndaj Valencias me rezultat 3:0, jo vetëm që iu bashkuan Leverkusenit në fazën e ardhshme, por e rrëmbyen edhe pozitën e parë në Grupin E, pasi që ‘Farmaceutikët’ barazuan në shtëpi të Genkut. Valencia përfundoi në pozitën e tretë dhe shkon në Europa League.
Ndërkaq, klubi francez bëri sensacion, duke e rikthyer lojën në çastet e fundit ndaj Borussia Dortmundit, prej 2:1 në 3:2, për të ecur përpara, nga Grupi F. E Olympiakosi, i cili shpresoi deri në fund, edhe pse e mundi Arsenalin, 3:1, përfundoi në Europa League.
Kurse, rusëve të Zenitit u mjaftoi barazimi përballë Portos, për ta siguruar pozitën e dytë në Grupin G. Portugezët shkojnë në Europa League. APOEL-i, edhe pse humbi në shtëpi nga Shakhtari, përfundoi në pozitën e parë, duke arritur rezultat historik.
Në Grupin e fundit, atë H, gjërat pothuajse ishin të qarta. Barcelona fitoi ndaj BATE Borisovit, i cili u eliminua nga garat evropiane, kurse Viktoria Plzen barazoi me Milanin dhe shkoi në Europa League. Barça përfundoi si e para në grup, ndërsa Milani i dyti.
Liga e Kampionëve
Grupi E
Rezultatet
Chelsea – Valencia 3:0
Genk – Leverkusen 1:1
Tabela
1. Chelsea 11
2. Leverkusen 10
3. Valencia 8
4. Genk 3
Grupi F
Rezultatet
Dortmund – Marseille 2:3
Olympiakos – Arsenal 3:1
Tabela
1. Arsenal 11
2. Marseille 10
3. Olympiakos 9
4. Dortmund 4
Grupi G
Rezultatet
APOEL – Shakhtar D. 0:2
Porto – Zenit 0:0
Tabela
1. APOEL 9
2. Zenit 9
3. Porto 8
4. Shakhtar 5
Grupi H
Rezultatet
Barcelona – BATE 4:0
Viktoria P. – Milan 2:2
Tabela
1. Barcelona 16
2. Milan 9
3. Viktoria P. 5
4. BATE B. 2