E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të mbizotërojmë në Bernabeu

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi thotë se shokët e skuadrës duhet të mbizotërojnë të shtunën ndaj rivalit Real Madrid, në ndeshjen që do të zhvillohet në Santiago Bernabeu. “Do të jetë një ndeshje fantastike. Është e qartë se vitale do të ishte që ta nxjerrim një rezultat të mirë, i cili do na ngriste optimizmin për vazhdimin e sezonit”, ka thënë argjentinasi në një intervistë për FIFA.com.

Katalunasit gjenden tri pikë prapa ‘Los Blancos’ në La Liga, edhe pse kanë një ndeshje më shumë. Messi beson se ekipi i Pep Guardiolës mund ta mbyllë serinë prej 14 ndeshjesh pa humbje të ekipit madrilen.

“Nëse nuk e bëjmë një gjë të tillë, ne më pas nuk do të kishim kohë për relaks, sepse do të udhëtojmë drejt Japonisë për të luajtur në Botëror, i cili është po aq i rëndësishëm”, shtoi ia.

Ai ka kujtime të mira nga Botërori i klubeve i vitit 2009, kështu që ka dëshirë që ai sukses të përsëritet sërish. Messi e pranon se katalunasit presin suksese tjera këtë edicion në të gjitha kompeticionet. “Ne gjithmonë jemi të obliguar të fitojmë. Për mua, Botërori i klubeve është mjaft i rëndësishëm. Pastaj vazhdojmë me tjerat”, nënvizoi Messi.

Argjentinasi e përsëriti edhe një herë se çmimet individuale nuk janë fort të rëndësishme për të, edhe pse është nominuar në mesin e tre kandidatëve për ‘Topin e Artë’, së bashku me shokun e skuadrës, Xavi Hernandez dhe rivalin nga Real Madridi, Cristiano Ronaldo.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›