E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milan-Tevez, arrihet marrëveshja

Menaxheri i Carlos Tevez, Kia Joorabchian, dhe drejtuesit e Milanit kanë arritur marrëveshjen për transferimin e sulmuesit argjentinas nga Manchester City tek kuqezinjtë dhe tashmë pritet arritja e marrëveshjes me klubin anglez.

Sipas ` Corriere dello Sport` , Tevez do të nënshkruajë një kontratë deri në vitin 2015 me Milanin dhe do të përfitojë 2.5 milionë euro deri në fund të këtij viti dhe 5 milionë për secilin nga dy sezonet e tjera.

Tevez merr një pagë prej 8 milionë eurosh në sezon tek Manchester City, por është treguar i gatshëm të ulë rrogën vetëm që të largohet nga Anglia. Edhe Roberto Mancini, trajneri me të cilin sulmuesi ka pasur mosmarrëveshje, është shprehur pro largimit të tij.

“Nuk e di se si është situata e Tevez për momentin, por mendoj se duhet ta shesim. Nëse do të transferohet në Itali jam i lumtur për të”, u shpreh Mancini në një konferencë për shtyp.

Milan kërkon huazimin falas deri në përfundim të këtij sezoni dhe më pas do të vendosë nëse do e blejë apo jo për shifrën prej 15-20 milionë euro.

Adriano Galliani, administratori i deleguar i Milanit, u shpreh për këtë çështje: “Po punoj për të përforcuar një skuadër që është shumë e mirë kështu siç është. Gjysma e marrëveshjes ka mbaruar, tashmë presim Manchester City-n.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›