E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 27/01/2025

BOTË – Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit.

AUSHVIC-BIRKENAU (Poloni) – 80-vjetori i çlirimit të Aushvicit nga Ushtria e Kuqe.

BAKU (Azerbajxhan) – Seanca dëgjimore në gjyqin e ish-liderit separatist të Karabahut, Ruben Vardanyan.

BRUKSEL (Belgjikë) – Takim i ministrave të Bujqësisë të BE-së.

BRUKSEL (Belgjikë) – Takim i ministrave të Jashtëm të BE-së.

STRASBURG (Francë) – Sesioni plenar dimëror i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE).

LISBONË (Portugali) – Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte takohet me kryeministrin portugez, Luis Montenegro.

MADRID (Spanjë) – Kryeministri Pedro Sanchez pret sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

OKB – Ceremonia me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit në kujtim të viktimave të Holokaustit, në prani të presidentit izraelit.

MANAMA (Bahrein) – Vizitë e kryeministres italiane, Giorgia Meloni.

DAR ES SALAM (Tanzani) – Samiti afrikan i Energjisë.

KUETO (Ekuador) – Udhëheqësi i opozitës venezueliane González Urrutia takohet me presidentin, Daniel Noboa./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›