Abas: Për Gazën, duhet edhe një zgjidhje politike
Sharm el-Sheik -Presidenti i Palestinës, Mahmud Abas deklaroi sot para konferencës së donatorëve në Gaza, se mbështetja ekonomike palestineze do të mbetej e "pamjaftueshme" pa një zgjidhje politike të konfliktit me Izraelin. "Ne jemi të gjithë të ndërgjegjshëm se përpjekjet për rindërtim dhe zhvillim do të mbeten të pamjaftueshme, të pafuqishme dhe të kërcënuara nga mungesa e një zgjidhjeje politike"-theksoi Abas.
"Nëse ne e vlerësojmë praninë dhe mbështetjen financiare, ekonomike dhe teknike që i jepni popullit palestinez, ne këmbëngulim gjithashtu mbi nevojën e ngutshme për të realizuar përparime thelbësore drejt një zgjidhjeje të drejtë", të konflikit me Izraelin, shtoi Abbas