Gaza, Klinton: Ndihma nuk duhet ndarë nga procesi i paqes
Sharm el-Sheik -Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, në konferencën e donatorëve për Gazën në Sharm el-Sheik të Egjiptit theksoi se ndihma amerikane për Rripin e Gazës nuk duhet të ndahet nga procesi i paqes izraelito-palestinez. Shtetet e Bashkuara njoftuan një kontribut të përgjithshëm prej 900 milionë dollarësh për palestinezët gjatë kësaj konference, por vetëm 300 milionë do të shkojnë direkt për Rripin e Gazës, pjesa tjetër është e destinuar për Autoritetin Palestinez.
"Përgjigja jonë për krizën e sotme nuk mund të ndahet nga përpjekjet tona më të gjera për të arritur paqen globale", deklaroi shefja e diplomacisë amerikane, sipas pjesëve të fjalimit të saj të botuara paraprakisht nga delegacioni amerikan. "Duke i dhënë ndihmën humanitare Gazës, ne kërkojmë kështu të promovojmë kushtet në të cilat mund të krijohet një shtet palestinez", shtoi ajo.
Klinton saktësoi se kishte marrë garanci nga presidenti palestinez, Mahmud Abas se paratë amerikane nuk do të shkonin për lëvizjen radikale Hamas, që kontrollon Rripin e Gazës dhe që Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë si terroriste.
"Ne kemi punuar me Autoritetin Palestinez për të krijuar garanci dhe për të na siguruar se fondet tona do të përdoren vetëm për ato që janë parashikuar dhe nuk do të bien në duar të këqija", vërejti ajo.