E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guinea Bisaut, vritet presidenti Vieira

Bisau -Presidenti i Guinea Bisaut, Joao Bernardo Vieira u vra sot nga ushtarakët pas një atentati me bombë ku si pasojë humbi jetën edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë, bëri të ditur një zyrtar i lartë. "Presidenti Vieira u vra nga ushtria në momentin kur po dilte nga shtëpia. Ai u sulmua nga një grup ushtarak", deklaroi Zamora Induta.

"Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i forcave të armatosura, gjenerali Tagme Na Waie u plagos rëndë dje në mbrëmje dhe vdiq nga një atentat me bombë'', theksoi shefit të kabinetit, koloneli, Bwam Nhamtchio.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›