Kosova dhe Shqipëria plan për mjedisin
Prishtinë-Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Mahir Yagcilar, u kthyen mbrëmë nga vizita dyditore zyrtare në Shqipëri, qëllimi i s[ cilës ishte vazhdimi i bashkëpunimit dhe konkretizimit të memorandumit, i cili kohë më parë ishte nënshkruar në mes të dy ministrive respektive, përkatësisht nga ministri i Mjedisit Ujërave dhe Administrimit të Pyjeve të Shqipërisë, Lufter Xhuveli dhe Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Mahir Yagcilar. Gjatë takimit të dy delegacioneve ministri Xhuveli tha se memorandumi i nënshkruar kohë më parë tanimë është në fazën e implementimit. Ne bashkërisht do të ndërtojmë politika të përbashkëta veprimi për çështjet mjedisore, sepse mjedisi është çështje globale.
“Në këtë takim të dy delegacioneve jemi pajuar që të hartojmë një plan të përbashkët veprimi dhe të formojmë grupe të përbashkëta punuese për ti çuar përpara çështjet mjedisore. Do të shqyrtojmë ecurinë e memorandumit të bashkëpunimit ku do të konkretizojmë një sërë masash të cilat do të rezultojnë në mbështetje të memorandumit të bashkëpunimit. Bashkëpunimi ynë më i ngushtë do të jetë në fushën e ujërave, vlerësimin e ndikimit në mjedis, legjislacion dhe fusha të tjera që i trajtojnë të dy ministritë e mjedisit, por edhe në mundësinë e shpalljes së një parku ndërkombëtar të përbashkët në mes Kosovës dhe Shqipërisë, që ndërkohë do të forcohet edhe me Malin e Zi. Ky park do të arrijë përmasat prej dyqind mijë hektarësh dhe i cili do të çojë përpara zhvillimin e eko-turizmit dhe pasurive natyrore që do të ketë ai park. Bashkëpunimi ynë do të fokusohet edhe në hartimin e legjislacionit mjedisor, hartimin e strategjive sektoriale. Tanimë jemi futur në rrugën e një bashkëpunimi konkret dhe intensiv në mes të dy ministrive. Mjedisi nuk njeh kufij, andaj politikat e përbashkëta, legjislacioni i përbashkët do të ndihmojnë që mjedisi në vendet tona të mbrohet më mirë dhe në mënyrë efikase si dhe të monitorohet në mënyrën e duhur”, tha ministri Xhuveli.
Ministri Yagcilar pasi e falënderoi ministrin Xhuveli, për mikpritjen dhe gatishmërinë për bashkëpunim tha se ne si shtet i ri kemi nevojë për ndihmë, përkrahje dhe bashkëpunim në shumë aspekte. Memorandumi i nënshkruar kohë më parë tanimë do të fillojë së implementuari me një plan të përbashkët veprimi.
“Si shtet Shqipëria është disa hapa përpara drejt integrimeve evropiane, por edhe atyre euro atlantike. Këtë rrugë po e ndjekim edhe ne si shtet i ri, andaj na nevojitet përvoja. Për këtë jam i bindur se bashkëpunimi dhe përkrahja Juaj do të na ndihmonte shumë në këtë drejtim. Tani jemi në fazën e hedhjes së hapave konkret drejtë në pune, veprimeve dhe projekteve të përbashkëta”, tha ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Mahir Yagcilar.
Gjatë vizitës dyditore në Shqipëri, ministri Yagcilar u takua edhe me Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Tiranë, z. Gazmend Pula, i cili e informoi ministrin me punën dhe aktivitet e Ambasadës së Kosovës në Tiranë, ndërsa ministri Yagclar e njoftoi ambasadorin për qëllimin e vizitës së delegacionit të MMPH-së në Shqipëri.rtk