PSD: Pagat për shëndetësinë, dëshpëruese
Prishtinë-Partia Social Demokratike e Kosovës, i ka vlerësuar se dëshpërues faktin që Qeveria i ka mashtruar punëtorët shëndetësor duke iu premtuar rritje prej 44 eurosh para se të bëjë përllogaritjet se a do të mund ta mbajë një premtim të tillë. Zëdhënësi i kësaj partie, Gëzim Kasapolli, shtoi se ndarja e 44 eurove përveç se është bërë vetëm për dy muaj, nuk i ka përfshirë fare punëtorët e kujdesit parësor që bie ndesh me zotimet e Qeverisë për fuqizimin e Kujdesit Parësor shëndetësor. Partia Social Demokrate ka shprehur shqetësim për zhgënjimin e punëtorëve shëndetësorë, të cilët kanë provuar qasje konstruktive dhe bashkëpunuese me institucionet para se të vendosin të hynë në grevë.
Ky subjekt politik konsideron se greva e punëtorëve shëndetësorë nuk është vetëm pasojë e pagave, por ka të bëjë me një dimension moral dhe është përgjigje e punëtorëve shëndetësorë për anashkalimin e problemeve të tyre nga ana e instancave më të larta ministrore. Problemet në sektorin shëndetësor janë të evidentuara mirë nga të gjithë e edhe nga qeveritarët, të cilët nuk po i përmbahen premtimeve të veta, tha zëdhënësi Kasapolli në konferencën e rregullt me gazetarë. rtk/start
“Qeveria ka premtuar se do të aplikojë Ligjin e sigurimeve shëndetësore, mirëpo ajo as që ka bërë përpjekje në finalizimin e masave që duhet ti paraprijnë këtij ligji, pa përmbushjen e të cilave ligji thjesht nuk ka kuptim. Për ironi, sipas premtimeve elektorale, Qeveria tani veç është dashur të ketë nisur fazën e pilotimit të zbatimit të Ligjit të sigurimeve dhe në qershor të këtij viti të nisë me ekzekutimin e plotë të tij”, theksoi zëdhënësi Kasapolli.