Prishtinë, shëndetësia paralajmëron protesta
bPrishtinë-Në Kosovë, greva e punonjësve të shëndetësisë ka hyrë në ditën e gjashtë të saj, pa u gjendur ende një zgjidhje. Përfaqësuesit e Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës, në një takim me gazetarë, paralajmëruan mundësinë e nisjes së protestave në shtatë qendra të Kosovës. “Ne kemi planifikuar që nesër ta thërrasim sindikatën e zgjeruar e cila do ta analizojë javën e par të grevës dhe eventualisht do të propozojë edhe mënyra të tjera të veprimit, kurse për format se si do të veprojë, nesër do të vendosë këshilli i zgjeruar”, sqaron Mulolli.
Sindikata ka paralajmëruar se nëse qeveria nuk i jep zgjidhje kërkesave të tyre, gjatë së hënës do t’i propozojë nesër kryesisë se zgjeruar mundësinë e fillimit të protestave në shtatë qendra të Kosovës – në Prishtinë, Prizren, Gjakovë, Pejë, Mitrovicë, Gjilan dhe në Ferizaj. “Po atëherë nga kush do të duhet që ne të kërkojmë mbështetje. Ne nuk do të kërkojmë mbështetje nga shtetet e jashtme. Ne jemi të interesuar që të bahet një sistem i qëndrueshëm edhe të zgjidhen problemet në shëndetësinë e Kosovës. Sigurisht që ne do të vazhdim grevën dhe veprimet tjera sindikale”, thotë Mulolli.
Në takimin e rregullt me gazetarë Mulolli tha se këshilli është i habitur me deklaratën e djeshme të zv/kryeministrit Hajredin Kuçi, se mundësitë buxhetore janë të limituara për të plotësuar kërkesat e grevistëve shëndetësorë.