E Shtunë, 31 Tetor 2026

Abass ftohet në SHBA

Negociatori palestinez Saeb Erakat, njoftoi sot se presidenti palestinez, Mahmuod Abass, është ftuar për vizitë në SHBA, ku pritet të takohet me presidentin amerikan, Barack Obamën.

"I dërguari amerikan për Lindjen e Mesme, George Mitchell ftoi presidentin Abass të shkojë në maj SHBA dhe Abass i është përgjigjur pozitivisht kësaj ftese", deklaroi Erakat.

Data e kësaj vizite nuk është përcaktuar ende, shtoi zyra e presidencës palestineze.
Në anën tjetër, e përditshmja izraelite "Haaretz" bëri të ditur se edhe kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, mund të marrë një ftesë për të shkuar në maj në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas gazetës, këto takime do të shënojnë zyrtarisht fillimin e bisedimeve jo të drejtpërdrejta mes palestinezëve dhe izraelitëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›