E Shtunë, 31 Tetor 2026

FMN para reformimit

Fondi Monetar Ndërkombëtar, FMN, synon që përmes reformave të thella deri në fillimin e vitit tjetër të arrijë një efikasitet më të madh në luftën kundër krizave.

Dhoma e përfaqësimit të Fondit dhe Presidenti i FMN-së, Dominique Strauss-Kahn bënë trysni ndaj vendeve anëtare në konferencën e pranverës që u zhvillua në Washington, për më shumë ndryshime strukturore.

Kështu për shembull një pjesë e kontributit që japin vendet në zhvillim dhe ato me hov ekonomik, do t'i kalojë vendeve të industrializuara, duke u rritur me 5%. Gjermania e mbështet procesin e reformave të FMN-së, por nuk dëshiron t'i japë shumë ndikim këtij Fondi, apo kapital shtesë të pakontrolluar për programet e reja të kreditimit.

Pas SHBA-së dhe Japonisë, Gjermania është vendi i tretë me kuotën më të lartë në FMN.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›