Konfirmohet vrasja e udhëheqësve të Al Qaidës
Me anë të një kumtese të publikuar në internet, Al Qaida në Irak ka konfirmuar se dy udhëheqës të kësaj organizate janë vrarë, gjatë një aksioni të përbashkët të forcave amerikane dhe atyre irakiane.
Pas vrasjes së udhëheqësve të Al Qaidës në Irak, Abu Al Masrit dhe Abu Al Bagdadit, kjo organizatë javën e kaluar ka ndërmarrë disa sulme me bomba në lagjet shiite në Bagdad, me ç’rast janë vrarë së paku 56 persona.
Në kumtesën e Al Qaidës u citua zyrtari i kësaj organizate, Abu Al Mashadani, konfirmoi se Masri dhe Bagdadi janë vrarë gjatë një aksioni të ndërmarrë më 18 prill, në Thar Thar, rreth 80 km në veriperëndim të Bagdadit.
“Al Mashadani njoftoi se dy udhëheqësit kanë qenë duke marrë pjesë në një takim, kur ata u angazhuan në betejë nga forcat e armikut, të cilat ndërmorën edhe sulme ajrore”, u theksua në kumtesë.
Masri dhe Bagdadi u zbuluan të vdekur në një vrimë, pasi që shtëpia në të cilën gjendeshin u qëllua nga një raketë dhe u sulmua nga forcat irakiane dhe ato amerikane.
Vdekja e tyre mund të jetë një goditje mjaft e rëndë për kryengritjen në Irak, në momentin kur forcat e sigurisë ende po përballen me vështirësi, në përpjekje për të ndalur valën e sulmeve vetëvrasëse.