E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermanët kundër energjisë bërthamore

Në një nga demonstratat më të mëdha të organizuara në Gjermani në këto vitet e fundit kundër reaktorëve bërthamorë, kanë marrë pjesë më së paku 100 mijë njerëz, të cilët u tubuan përgjatë brigjeve të lumit Elba, në Hamburg.

Ata lidhën në mënyrë simbolike gjatësinë prej 120 km mes dy reaktorëve në Brynsbytel dhe Krymel, që kanë shfaqur avari kohët e fundit.

Dy ditë para përvjetorit të 25-të të katastrofës së Çernobilit dhe dy javë para zgjedhjeve të landit të Nordrgein-Westfalisë, protesta i kundërvihej planeve të qeverisë gjermane, për të zgjatur mbajtjen në funksionim të reaktorëve bërthamorë, të cilët janë në funksion.

Demonstrata të tjera me mijëra pjesëmarrës ka pasur në Ahaus, ku depozitohen mbeturinat bërthamore, si edhe në Biblis, ku ndodhet një reaktor tjetër bërthamor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›