E Shtunë, 31 Tetor 2026

Abate vazhdon në Milan

Nga Express më 03 korrik 2011 në ora 18:45

Mbrojtësi i Milanit, Ignazio Abate ka nënshkruar kontratë të re njëvjeçare me klubin, deri më 2015, ka njoftuar të dielën e përditshmja sportive italiane, Gazzetta dello Sport.

Me marrëveshjen e re, 24-vjeçari do të ketë pagë të përmirësuar nga 1.2 milion euro në 2 milionë euro.

Abate thuhet se nuk kishte vështirësi në vazhdimin e kontratës së tij me Milanin, pasi klubi deshi ta shpërblejë futbollistin për paraqitjet e tij të mira në sezonin e kaluar, kur Rossonerët fituan Scudetton.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›