E Diel, 1 Nëntor 2026

Maicon nuk brengoset nga spekulimet

Nga Express më 03 korrik 2011 në ora 19:48

Mbrojtësi i djathtë i Interit, Maicon ka theksuar se është i përqendruar te pjesëmarrja e Brazilit në Copa America, pavarësisht spekulimeve të vazhdueshme rreth të ardhmes së tij në Giuseppe Meazza dhe mundësisë së kalimit në Real Madrid.

“Jam pjesë e Brazilit dhe nuk brengosem për spekulimet rreth Real Madridit ose Interit. Këto gjëra nuk kanë zënë vend në kokën time”, tha Maicon, gjatë një konference për shtyp.

Interesimi i Interit për mbrojtësin e djathtë të Santosit, Jonathan ka vënë në dyshim qëndrimin e Maiconit në Giuseppe Meazza.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›