E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kagawa refuzon Man Utd-in

Nga Express më 03 korrik 2011 në ora 19:17

Ylli japonez, Shinji Kagawa ka mohuar spekulimet rreth transferimit të tij në Manchester United.

Mesfushori i Borussia Dortmundit, shkëlqeu në edicionin e fundit në Gjermani, pas transferimit nga vendlindja e tij, gjatë verës, dhe vazhdimisht spekulohej për kalim në Premierligë, më saktësisht në Old Trafford.

Mirëpo, ai ka insistuar se është i lumtur në Dortmund.

“Vetëm mund të them se në Dortmund kam gjetur një vend të mrekullueshëm për të luajtur futboll dhe ndihem mirë këtu”, tha Kagawa për të përditshmen gjermane, Westdeutsche Allgemeine Zeitung.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›