Greket ne kufi Shqiptaret korrekt

Ndërsa vazhdon lëvizja e lirë me pasaporta biometrike e qytetarëve shqiptare në pikat doganore të Kakavijës, Sopikut dhe Tri Urave në Përmet, polica greke ka shprehur konsiderata për respektimin e afateve nga të gjithë qytetarët shqiptarë.
Burime nga Drejtoria e Policisë në Gjirokastër thanë se, në një takim të ditëve të fundit që përfaqësues nga policia kufitare e Gjirokastrës zhvilluan me homologet grekë të Janines, këta të fundit kanë vlerësuar së tepërmi korrektesën dhe respektimin e afateve që parashikohen në lëvizjet me pasaporta biometrike.
"Lëvizja e qytetarëve shqiptare me pasaporta biometrike është kryer në mënyrë shembullore dhe kjo është shumë pozitive për integrimin e vendit tuaj", thanë përfaqësuesit e palës greke në takim.
Sipas statistikave nga Drejtoria Rajonale e Kufirit, që nga dita e liberalizimit të vizave, kanë hyrë në territorin grek 51.750 shtetas shqiptarë.