Abazaj: Ligj i posaçëm për rikualifikimet profesionale të mjekëve
Mjekët shqiptar nuk do të ushtrojnë më profesionin në pafundësi pa realizuar detyrimin për kualifikim të vazhdueshëm. Vetëm pasi t'ju jenë nënshtruar dhe të kenë përmbushur detyrimet në përputhje me programet për rikualifikim, sikurse në të gjithë vendet e botës, atëherë do t'u jepet e drejta për ushtrim të profesionit. Madje, nëse një mjek do të shfaqë mangësi të theksuara në formimin e tij të përgjithshëm, do t'i ndërpritet përgjithmonë e drejta për të ushtruar profesionin. Presidenti i urdhërit të mjekut Din Abazaj deklaron se kjo ka qenw njw e metë e pajustifikueshme e shëndetësisë shqiptare. Sipas një cikli 3-5 vjaçar, mjekët tanë do t'iu nënshtohen rikualifikimeve profesionale, programe në të cilat ai duhet të përmbushë dhe arrijë kredite në formimin shkencor, etik dhe moral. Presidenti i urdhërit të mjekut, bën të ditur se deri më tani nuk ka ekzistuar një detyrim ligjor për edukimin e vazhdueshëm të mjekëve shqiptar, por në ligjin e ri të shëndetësisë ky është future si një akt nënligjor. Presidenti i urdhërit të mjekut deklaron se i ka kërkuar ministrisë së shëndetësisë që prej vitit 2000 realizimin e edukimit të vazhdueshëm të mjekëve tanë, një standart që sipas Abazaj është kërkuar nga shumë vende të tjera. Pavarësisht përfshirjen e kësaj çështjeje në një akt- nënligjor, Abazaj thotë se nevojitet një ligj i posaçëm për rikulifikimet profesionale.