Politekniku; Krijohet Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike
Këshilli i Ministrave vendosi dje krijimin e Fakultetit të Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike në Universitetin Politeknik të Tiranës. Pas shumë protestave të pedagogëve dhe studentëve të seksionit në fjalë, ministri i Arsimit, z. Fatos Beja, propozoi në mbledhjen e djeshme të qeverisë ndryshimin e statusit të seksionit. Në këtë fakultet do të jenë tri departamente dhe një qendër, sipas vendimit dhe Universiteti Politeknik duhet të krijojë menjëherë kushtet për ndryshimin e statusit. Fakulteti ka në përbërje departamentin e Inxhinierisë Matematike, departamentin e Inxhinierisë Fizike, departamentin e Kimisë dhe qendrën e Gjuhëve të Huaja.