Abazaj: PS kerkon te hakmerret me "Kombinatin" Qamil Xhani
Kandidatja e koalicionit "Aleanca per Qytetarin" ne njesine numer 6 ne kryeqytet, Luzhiana Abazaj, akuzoi dje opoziten, se kerkon qe te hakmerret ndaj "Kombinatit" politikisht. Ne takimin elektoral te zhvilluar me kandidatin per bashkine e Tiranes, Lulzim Basha, Abazaj theksoi se nje mandat tjeter ne lagjen e "Kombinatit", do te krijonte mundesi per te zhvilluar projekte te tjera ne kete zone. "Une dua te punojme se bashku, ashtu sikurse e kemi filluar kete gje ne vitin 2007, sepse kemi projekte qe kerkojne nje mandat te dyte per te mos e lene kete komunitet nen presionin e opozites, e cila kerkon votat per t'u hakmarre politikisht, jo per te ndihmuar kete njesi",-tha dje Abazaj, gjate takimit me elektoratin e zones. Kandidatja e koalicionit, u ndal dhe ne akuzat qe jane bere nga opozita ne lidhje me kete lagje, duke theksuar se ajo nuk eshte nje zone informale. "Ne nuk jemi zone informale, jemi pjesetare te kryeqytetit te Shqiperise. Ndaj dhe duam qe ne 8 maj te ndryshojme, t'i japim faqen e vertete te kryeqytetit te Shqiperise. Kjo e sotmja dhe ne vazhdim, tregon sepse ne 9 maj do te jete ne krye te bashkise se Tiranes, z. Lulzim Basha dhe ketu ne "Kombinat" Luzhiana Abazaj bashke me ju",-tha ajo. Abazaj u ndal edhe ne projektet qe jane bere gjate kesaj kohe ne kete njesi bashkiake dhe kontributin qe ka dhene per zgjidhjen e problemeve te qytetareve. Ajo vleresoi gjithashtu edhe kandidaturen e Luzim Bashes, duke theksuar se Tirana do te njohe ndryshimin e vertete pas fitores se mazhorances ne zgjedhjet e 8 majit. "Une ne pozicionin e mjekes, kam ardhur t'u sheroj zemrat tuaja. U mundova dhe sherova disa zemra. Keto kater vjet do te sherojme se bashku me kryebashkiakun e ri te Tiranes, sepse ne jemi per ndryshimin e vertete", u shpreh kandidatja e koalicionit "Aleanca per Qytetarin" Luzhiana Abazaj. Kandidatja e LSI-se, premtoi se shume shpejt, do te nis riksontruksioni i lagjeve te vecanta te kesaj njesive bashkiake, duke u dhene atyre zhvillimin dhe modernizimin e duhur. "Mandatin e dyte do e fillojme me rrugen "Amdi Sinoimeri", fabriken e qelqit, lulishtet brenda pallateve, etj, sepse ne jemi qytetare te Tiranes",-tha Abazaj. Ajo falenderoi banoret e zones se "Kombinatit", per ndihmen e dhene dhe per punen e kryer se bashku ne drejtimin e kesaj njesia bashkiake. Abazaj u shpreh gjithashtu, se kerkonte nje mandat tjeter kater vjecar per te realizuar projektet e mbetura ne "Kombinat". Abazaj u zgjodh ne vitin 2007 si kandidate e Levizjes Socialiste per Integrim, ne kohen kur kjo force politike ishte ne koalicion me Partine Socialiste.