Gjirokastër, vetëvritet aksidentalisht 60-vjeçari
Një 60-vjeçar është vetëvrarë me armë mbrëmjen e së djelës në fshatin Frashtan të Gjirokastrës.
Habib Maçi 60 vjeç, roje private në një kompani pijesh ka qënë duke pastruar armën e shërbimit në momentin kur arma është shkrepur dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat pas hetimeve paraprake kanë theksuar se 60-vjeçari është vetëvrarë aksidentalisht nga pakujdesia.