E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, motorri del nga rruga, 1 i vdekur

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e së djelës në kryeqytet.
 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Sami Frashëri” pranë liqenit artificial ku një i ri, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur ka gjetur vdekjen ndërsa motorri me të cilin udhëtonte ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin rrethues të një objekti.
 

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›