E Diel, 1 Nëntor 2026

Malësi e Madhe, burri tenton të vrasë gruan

Një zënkë mes një çifti ka bërë një burri të marrë armën dhe të qëllojë mbi gruan e tij.
 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Malësinë e Madhe ku Kol Markaj ka tentuar të vrasë gruan e tij File Markaj 55 vjeç dhe më pas ka qëlluar edhe veten.
 

Menjëherë të plagosurit janë dërguar në spitalin e Shkodrës ku mësohet se gjendja e tyre shëndetësore mbetet e rëndë.
 

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›