Rama: Per 300 dite, pergjigje per legalizimet ne Kamez
Kryetari i Partise Socialiste ka premtuar dje nga qyteti i Kamzes se brenda 300 diteve, nga zgjedhjet e 8 majit, opozita dhe kandidati i saj per kete njesi vendore do t'u kthejne pergjigje te gjitha kerkesat per legalizime te ndertimeve pa leje. Ne takimin e zhvilluar mbremjen e djeshme, Rama ka theksuar se ky eshte nje premtim i pa mbajtur per 20 vite nga mazhoranca aktuale. "E pra sot une ju them me plot gojen se duke sjelle Rakip Sulin per t'ju perfaqesuar Aleanca per te Ardhmen, PS, ka sjelle njekohesisht nje garanci per te gjitha premtimet dhe angazhimet tona. Ju premtoj se mbas 8 majit, ne 300 dite, ne me Rakipin ketu ne Bashkine e Kamzes do t'i shqyrtojme nje per nje te gjithe kerkesat tuaja per legalizime dhe do t'i japim nje per nje pergjigje.",-tha kryetari i Partise Socialiste. Ne zonen e njohur si e djathte, kryetari i Partise Socialiste ka qene me konkrete ne premtimet e dhena. Ai ka theksuar se pas 8 majit "Kamza do te jete pjese e transportit urban me autobus modern" dhe se "do te perfshihet ne zonat e zhvillimit si gjithe kryeqyteti". Kryetari i Partise Socialiste, e ka cilesuar Kamzen si simbolin e Amerikes ne Shqiperi, per shkak se banoret e saj vijne nga te gjitha rrethet e vendit. "Kjo eshte Amerika e vogel e shqiptareve nga Tropoja, Dibra, Hasi, Saranda, Tepelena, Librazhdi, etj,. Amerika e njerezve qe u cliruan nga komunizmi dhe erdhen per nje pune qe do t'u siguronte mireqenie. Vune tullen dhe ngriten nje strehe qe pas 20 viteve eshte e pa legalizuar, nderkohe qe Saliu ka 20 vite qe vjen ne Kamez dhe e perdor perkushtimin e banoreve te Kamzes si mish per topin e fushatave te tij elektorale",-tha dje Rama. Ne fjalen e tij ne Kamez, Rama ka theksuar se fushata e kandidatit te PS-se, Rakip Suli, i ka kthyer ketij qytetit pluralizmin dhe demokracine. "Rakip Suli dhe te gjithe ju, i keni kthyer Kamzes pluralizmin, dinjitetin demokratik dhe frymen e lirise, sot ne Kamez ka hapesire per te gjithe, edhe per demokratet edhe per socialistet. Mjaft me me modelin perjashtues te shtyllave blu te ndricimit dhe te atyre qe thone 'Kamza ime'. Kamza eshte e juaja dhe ju jeni ata qe vendosni se kush do te jete sherbetori juaj",-tha dje kreu i PS-se. Rama ka folur dhe per problemet e papunesise dhe urbanizmin e gjithe Kamez, ai ka theksuar se per banoret eshte e rendesishme te kene dhe mundesi per nje jete normale per vete dhe per femijet. Kryesocialisti u shpreh se "papunesia ka prekur gjithe vendin, socialiste dhe demokrate", duke shtuar se duhet nje zgjidhje qe synon zhvillimin e qendrueshem ekonomik te vendit.
Rama pershendet flamurin e PD
Ne mbyllje te fjalimit te zhvilluar dje ne Kamez, kryetari i Partise Socialiste ka komentuar dhe vendosjen e simboleve te Partise Demokratike ne ambientet ku zhvillohej mitingu i opozites. "Une e nderoj flamurin e PD njelloj si flamurin e PS, ai flamur eshte ngritur per te shpetuar nga ferri i nje diktature",-tha dje kryetari i Partise Socialiste duke komentuar pranine e nje flamur te PD-se ne katin e trete te nje ndertese ne sheshin ku zhvillohej mitingu i Partise Socialiste. Kryesocialisti shtoi se levizja e opozites dhe aleateve te saj, synon qe te cliroje edhe vete Partine Demokratike dhe flamurin e saj nga uzurpimi dhe nga keqqeverisja. Rama shtoi se kandidati i PS-se ne Kamze, nuk vjen nga interesat e ngushta partiake, por si nje kandidature qe mendon per banoret.