Autoritet iraniane ekzekutojnë me varje 2 manifestues
Lajmi është dhënë nga agjencia "Isna'', duke cituar një komunikatë të prokurorit të Teheranit.Dy opozitarët, të akuzuar në mënyrë të veçantë si armiq, u dënuan me vdekje në tetor 2009 për pjesëmarrje në manifestimet që u zhvilluan pas zgjedhjes së kontestuar të presidentit Mahmud Ahmadinexhad në qershor. ''Ata u ekzekutuan pas konfirmimit të dënimit të tyre nga Gykata e Apelit'', vijon komunikata.