Abc-ja e Muzeut të Kosovës

Muzeu i Kosovës është shndërruar në një punishte të vogël arkeologjike. Në një ditë të shtunë në këtë muze nuk do të jenë në detyrë arkeologët e vërtet por fëmijë të cilët ndoshta në të ardhmen do të mund shndërrohen në të tillë.
Ky Muze për 7 vite ka organizuar kapin veror arkeologjik Ulpiana ndërsa këtë vit duket se ka ndryshuar formë e qasjes ndaj fushës së arkeologjisë.
“Këtë vit plani ka ndryshuar, kampi Ulpiana do të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme por këtë vit kemi vendosur që me nxënës të shkollave fillore të klasës së parë dhe parashkollor që t’ua organizojmë një dituri interaktive në Muzeun e Kosovës”, tregon Kemjl Luci, udhëheqës i projektit.
Tema e punëtorisë ku do të jenë të kyçur fëmijët do të jetë “Çfarë është Arkeologjia”. Në këtë mënyrë fëmijët do të mësojnë se si zhvillohet fusha e arkeologjisë në Kosovë.
“Ky organizim do të organizohet çdo javë, çdo të shtunë. Shpresoj që në qershor kur fëmijët lëshohen nga shkolla që të punohet dy herë në javë”, shpreson Luci.
Luci potencon se gjithë fëmijët e interesuar mund të jenë participues të këtij projekti pa marrë parasysh se a ka organizim nga një shkollë e caktuar apo e gjitha mund të shkojë në mënyrë individuale.
“Kjo është hapur për të gjithë vetëm duhet të paraqiten në Muzeun e Kosovë dhe nuk ka kurrfarë problemi”, tregon Luci.
Muzeu i Kosovës ka improvizuar një lokalitet arkeologjike në oborrin e Muzeut të Kosovës ku fëmijët mund të hulumtojnë. Fëmijëve do ti sigurohen edhe mjete e punës ashtu siç i duhet një arkeologu të vërtet në terren. Grupi i parë i fëmijë bën hulumtime arkeologjike në një hapësirë të shtruar me rërë ku gjenden fragmente arkeologjike.
“Ata të cilët hulumtojnë i bin te grupi tjetër i cili i ngjet ato fragmente të qeramikës dhe formon një vazo të qeramikës. Ndërsa grupi i tretë i merr ato dhe i bën vizatimet. Grupi i katërt i bën modelet e enëve të qeramikës” shpjegon Luci.
Kjo i përket fazës së parë të projektit ndërsa në fazën e dytë do të organizohet një ekspozitë e fëmijëve ku ata do ti paraqesin idetë e tyre se çka është arkeologjia apo edhe vet muzeu. Asistente e projektit janë Besnike Rraci dhe Alisa Gojani dhe anëtarë e kampit rinor Ulpiana.