E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eneida e fiton TOP-FEST 7

Këngëtarja Enida Tarfia ka fituar edicionin e shtatë të festivalit të muzikës moderne shqiptare, TOP-Fest.

Çmimi prej 20 000 eurosh është përcjell me një spektakël të madh përderisa sivjet për çmimin e parë përpos publikut ka qenë edhe juria ajo që ka vendosur.

Enida, pas marrjes së çmimit ka përshëndetur të gjithë ata që i kanë ndihmuar në ndërtimin e karrierës së saj përderisa ka thënë se Flori Mumajesi është ai që qëndron prapa këngës së saj.

“Është Flori ai që rri pas kësaj kënge të mrekullueshme”, ka thënë ajo.

Nga ana tjetër, çmimin për Best Video e ka marrë këngëtarja kosovare, Leonora Jakupi.

Në kategorinë Best Hip-Hop & R & B ka fituar Big Basta në një duet me këngëtaren Jonida Maliqi, ndërkaq çmimin e “Top-Albania Radio” e ka marrë grupi kosovarë “NRG Band” nga Peja, të cilët me gjentilesë kanë pranuar çmimin e tyre, duke falënderuar familjen e tyre për suksesin.

Çmimi i internetit ka shkuar për reperët, Noisy ft Coli ku Noisy ja dedikoj çmimin familjes së tij.

Nga femrat, këngëtarja më e mirë është Besa Kokëdhima kurse nga meshkuj është Valon Shehu.

Solistja e grupit XXL ka marrë çmimin për “Vokalin më të mirë”, kurse për Best Pop-Rock e ka marrë Kamela.

Grupi “Troja” që edhe në këtë festival janë paraqitur me një këngën me motive politike, ka marrë çmimin për grupin më të mirë, kurse Mariza Ikonomi për interpretim më të mirë ‘live’.

“Top-Media” ka nderuar me çmimin më të njëjtin emër këngëtarin që fitoj edicionin e parë të festivalit Top-Fest, Alban Skenderaj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›