Abdellatif Kechiche
"Shmangia", komedi dramatike franceze e regjisorit Abdellatif Kechiche shfaqet sot në mbrëmje në orën 19.00 në kinemanë e Akademsië së Filmit "Marubi" në kuadrin e ditëve të frankofonisë. Abdellatif tregon jetën në qytet një ditë mëse të zakonshme në lagjet popullore. Ai është një regjisor kurioz që të zhytet në botën e adoleshentëve që nuk dinë si të sillen me emocionet e tyre, dhe të tronditur nga të papriturat që u dalin para. Krimo dhe Lidia janë dy personazhe që mbajnë kësi barrash. Të dy kanë nevojë që secili të jetë i fortë në përballjen e emocioneve që u shkakton tjetri, të mos i pushtojë mos dyshimi dhe as dashuria …pra të shmangen.
Abdellatif Kechiche i ruan personazhet e tij duke i veshur me një personalitet të pastër dhe aspak të ekzagjeruar aq sa për të treguar që këta të rinj jetojnë dhe mund të mbeten të bukur pa qenë nevoja të ti transformojnë problemet, jeta në periferi dhe qyteti si përbindësh. Skenari është shkruar nga Abdellatif Kechiche. Kry prodhim francez ka dalë në kinema më 2004. Në rolet kryesore interpretojnë Osman Elkharraz, Sara Forestier, Sabrina Ouazani, Nanou Benahmou. Zgjat 1.57.